Më pas aty vijnë edhe Iliri dhe Marselini. Vajzat komentojnë trupin e Elenës duke lënë të kuptohet se nuk u pëlqen. Në një moment Iliri hedh një batutë për Elonën. “Ne në shtëpi jemi 15 vetë?” thotë ai dhe më pas shton se për të Elona pothuajse nuk ekziston. Joana i thotë se ata janë 16 vetë dhe se sipas saj Elona po sillet si vëzhguese.
Më pas ata ndryshojnë temën e bisedës dhe pasi përfundojnë së piri cigaret futen në dhomën e ndenjes për të vazhduar aty me biseda të ndryshme.