Monday, February 25, 2013
Anaidi ngacmohet me Elenën
Dy banorët janë ulur në divan dhe Anaidi i cili qëndron pranë Elenës e pyet nëse ka lënë dikë jashtë. Ajo ja pohon dhe shton se ai është fotograf dhe punojnë bashkë. Të dy buzëqeshin dhe Anaidi vahdon ta pyesi më tej, nëse të dy shkojnë mirë bashkë. Elena i rrëfen që shumicën e kohës shkojnë mirë, por normal që ka edhe zënka, por ajo çka asaj i pëlqen më shumë kur zihen është se ai nuk kthen dorë.
Anaidi vijon të interesohet për jetën e Elenës duke e pyetur se çfarë bën ajo gjatë ditës dhe nga shkon. Elena pa hezitim i përgjigjet që shkon në shkollë, del kafeve gjithashtu edhe darkave në fundjavë del.
Ajo i tregon Anaidit që ishte zënë me të dashurin dhe ja kishte fshirë të gjitha fotot nga facebook-u, por u pajtuan pak para se ajo të hynte në Big Brother.
Atyre i bashkohet edhe Jonilda me Oltën dhe biseda vijon mbi dashurinë. Në një moment Elena çohet nga divani dhe fton Anaidin ti japi një përqafim. Ai ia hedh duart rreth saj pak më sipër fundshpinës. Elena pak në siklet i largon duart dhe i thotë që ky nuk është përqafim. Por duket që të dy kuptohen mirë me njëri-tjetrin. Ai si djalë i sjellshëm i ofron Elenës, për të ngrënë, racionin e tij të pulës. Më pas të dy çohen përkrahu për të vajtur tek tavolina e ngrënies për darkë.
Kategoritë
Lajme nga Big Brother