Monday, February 24, 2014
Këshilla: “Ja se si të bësh për vete një mashkull”; Pëqafime e përkëdhelje mes Esidës e Eraldit
Bashkë me Danielën dhe Esterinën, në oborr shkon edhe Mikela. Ato fillojnë të diskutojnë për sa i përket linjave perfekte të trupit të femrës, duke marrë shkas nga një debat të vogël që ka pasur Esterina me njërën prej banoreve të shtëpisë. Duket se ka krijuar qejfmbetje ndaj fjalëve të saj, me të cilat i është drejtuar Esterinës duke e quajtur të dobët. Esterina mendon se ka linjat perfekte trupore dhe e argumenton mendimin duke thënë se është e gjatë, e hollë dhe me forma. Ndërsa vajzat mundohen ta qetësojnë, duke i thënë se secili ka mendimin e vet dhe ka të drejtën për ta shprehur atë, por mbi të gjitha, çdo gjë është relative. Më vonë, vajzat shkojnë në dhomën e gjumit, ndërsa Esterina fillon një diskutim me Rigelsin. Ajo e pyet se si duhet të sillet me një mashkull, nëse ka për qëllim që ta bëjë për vete atë. Rigelsi i jep këshilla që duket se e ndihmojnë Esterinën, duke i thënë se gabimi i femrave është se tregohen shumë “të lehta” tek meshkujt, pasi shfaqin interes për ta që në hapat e parë dhe kjo është një ndër arsyet që e bën një lidhje të marrë fund. Pas këshillave të tij, e Esterina e falënderon e kënaqur, para se të largohet nga dhoma. Ndërsa disa nga banorët në dhomat e gjumit, janë shtrirë në krevate, duke u bërë gati për të fjetur gjumë. Ndër ta edhe Eraldi dhe Esida, të cilët shtrihen për të fjetur bashkë. Esida fillon ta përkëdhelë Eraldin dhe e mbështet kokën afër tij, teksa e ledhaton për minuta të tëra, duke i pëshpëritur me zë të ulët herë pas herë. Pas pak minutash të dy çohen nga krevati, pasi Eraldi ankohet se ka temperaturë.
Kategoritë
News from Big Brother