Monday, February 24, 2014
Miqësi të reja
Gjatë kohës së sistemimit të ushqimeve duket se pakënaqësia e shumë prej banorëve rritej. Shumë prej tyre nuk gjenin ushqimet që donin ose vinin re porosi ushqimesh që për shumë prej tyre ishin te tepërta. Debati i cigareve nisi sërish mes tyre. Meridiani largohet për të gatuar. Jona nis ta ndihmojë duke arë enët sëbashku me Eraldin. Nga ky debat po aq të tërhequr janë edhe Valeri dhe Enkeljedi të cilët flasin për ndarje punësh në shtëpi po aq sa edhe për familjarët e tyre. Enkelejdi i tregon atij për pasionin që ka për futbollin, kinematografinë, eksperiencat që ka pasur lidhur me këte të cilat e kanë rritur shumë dhe i kanë kalitur durimin duke e bërë njëri më të mirë. Enkelejdi i flet edhe për vëllain e tij i cili është shumë i shtrenjtë per të. Ky bashkëbisedim mes dy djemve duket se hapi një derë të re miqësie mes tyre.
Kategoritë
News from Big Brother