Ads 468x60px

a

Thursday, February 28, 2013

Prova javore: Indikacioni 3

Banorët kanë kaluar dy fazat e para të provës, në të cilat kanë qënë të fshehura 2 indikacione. Sot atyre do tu duhet të kalojnë fazën e rradhës në të cilën fshihet indikacioni 3. 

Detyra e banorëve për këtë fazë është – Të mëojnë se si lidhet brezi i kuq. 
Banorët duhet të ndjekin hap pas hapi udhëzimet sipas manualit në tabelë. Të gjithë duhet të ulen në holl. Big Brother do ti thërrasë në emër një e nga një. Banori duhet të vendoset përpara
banorëve dhe duhet të nisë të lidhë brezin duke ndjekur udhëzimet e manualit. Banori duhet të jetë përballë të tjerëve ndërkohë që kryen këtë proçes.
Prova është individuale dhe secili nga ata duhet ta mbajë të fshehtë zbulimin e indikacionit. Secili banor që mendon se ka zbuluar indikacionin, duhet ta komunikojë atë vetëm në dhomën e rrëfimit dhe jo ta komentojë me njëri-tjetrin.

Ato duhet të zbulojnë të gjitha indikacionet, ti lidhin ato me njëra-tjetrën për tju afruar zbulimit të sekretit dhe më pas të zbulojnë llojin e sekretit dhe banorit të cilit i përket.
Prova filon dhe e para që mundohet të lidhë rripin është Eldora. Eldora ekzekuton provën me sukses. Pas saj vjen Xhimi e kështu me rradhë të gjithë banorët.