Olseni nuk ka paragjykime, por vajzat i thonë se ato kanë pretendime. Ato e pyesin se çfarë di të bëjë ai? Iliri përshembull thonë vajzat di të bëjë masazh dhe i kënaq me muhabet. Vajzat sërish e pyesin Olsenin se çfarë di të bëjë dhe ai i
përgjigjet : - vetëm një gjë. Të gjithë qeshin.
Tani është rradha Olsenit për te pyetur vajzat se çfarë kërkesash kanë? Jonilda i thotë se do të konsultohet me grupin. Patjetër, ja kthen Olseni, të gjitha bashkë grup. Pranë tyre vjen edhe Arsimi dhe Joana e provokon duke i thënë që ai nuk është profesionist masazhi, si Shpendi sepse ajo e ka provuar dorën e Arsimit. Arsimi i thotë që nuk i ka bërë masazh. Atëherë Joana i propozon që ti bëjë tani masazh por ai nuk pranon dhe e shtyn për të nesërmen.