Ads 468x60px

a

Friday, March 1, 2013

Banorët fillojnë të pozicionohen; Joana e Jonilda duan Anaidin në dhomë

Edhe pse ka kohë që janë fikur dritat në dhomat e gjumit të shtëpisë së Big Brother, banorët grumbullohen në dy krevate dhe fillojnë të diskutojnë për turizmin në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Europës. Ata tregojnë përvojat e tyre gjatë pushimeve apo punës në vende turistike, duke shkëmbyer eksperienca me njëri-tjetrin.

Joana, Jonilda dhe Anaidi dalin në kopsht e fillojnë të diskutojnë për disa nga banorët brenda shtëpisë dhe mendimin që kanë për ta. Të tre banorët duket se pozicionohen me njëri-tjetrin, duke u munduar të krijojnë një grup midis tyre në një farë mënyre. Vajzat i kërkojnë Anaidit që të shkojë të flejë në dhomën e tyre, duke e ndërruar krevatin me Elonën. “Etleva është kokëderre”, shprehet Jonilda, ndërsa ndryshe mendon Joana, e cila thotë: “Elona do vetëm t’i prekësh pak telat se pastaj është krejt ndryshe”.

Pastaj të tre bëjnë shaka, duke menduar të nominojnë Elonën, vetëm që të lirohet një krevat në dhomën në katin e dytë për Anaidin.