Disa nga banorët shkojnë në pishinë dhe fillojnë të bëjnë shaka, duke e ngacmuar Ilirin në lidhje me marrëdhëniet që mund të krijojë me femrat e shtëpisë. Më pas, të gjithë mblidhen në dhomën e gjumit të katit të dytë e qeshin, duke krijuar situata humori në shtëpi..
Ndërsa Eldora dhe Elena zgjohen nga zhurmat e banorëve të tjerë dhe të nxehura nga kjo gjë thurin plan që t’i zgjojnë të nesërmen, duke i gënjyer se Vëllai i Madh i ka ngarkuar me një mision.
Banorët hapin tema të ndryshme diskutimi, duke dhënë mendimin e tyre lidhur me marrëdhënien në çift, dashurinë e tradhtinë.
Pas bisedave e diskutimeve, banorët kërkojnë të flenë gjumë dhe vendosin që kjo të jetë nata e fundit që qëndrojnë zgjuar deri në mëngjes, pasi të nesërmen nuk mund të jenë energjikë dhe aktivë.
Pasi i urojnë natën e mirë njëri-tjetrit, banorët vendosin të flenë.