Në shtëpinë e Big Brother ndizen dritat dhe
vendoset muzika në sfond, si zakonisht, por banorët vazhdojnë të flenë,
pa u shqetësuar aspak. I vetmi që zgjohet është i Liri, cili shkon në
kuzhinë dhe pasi merr një tenxhere, i zgjon banorët duke bërë zhurmë me
tenxhere dhe duke thënë batuta qesharake me zë të lartë.Një pjesë e mirë e banorëve mbulojnë kokën me jorgan, duke vazhduar të flenë, por Iliri nuk pushon së foluri edhe ndërsa merret me procesin e ndërrimit të baterive.
Pas disa minutash, një pjesë e mirë e banorëve fillon të zgjohet dhe të merret më rregullimin krevatit dhe higjienën personale.
Marselini zgjohet dhe shkon në krevatin e Elenës, e qëndron afër saj duke ia hedhur dorën në qafë.
Elona dhe Olta dalin në kopsht për të pirë kafenë e mëngjesit, duke shfrytëzuar kohën e bukur me diell, të cilën e komentojnë. Pas pak më to bashkohet dhe Jonilda e fillojnë të bisedojnë për mënyrën se si e kanë kaluar natën e mbrëmshme. Jonilda thotë se në netët në vijim duhet të flenë më herët se zakonisht, edhe vajzat e tjera janë dakord me të. Olta thotë se i ka problem gërhitjet e banorëve të tjerë dhe se është e kënaqur, pasi duke fjetur vonë nuk dëgjon gërhitjet e banorëve.
Ndërkohë, Iliri shkon në kuzhinë dhe merret me larjen e enëve, ndërsa Etleva është duke përgatitur mëngjesin për veten. Të dy fillojnë të këndojnë në qetësi
këngën në sfond.





