Ads 468x60px

a

Monday, March 4, 2013

Elena-Anaidit:- “Kujdes me Joanën se ajo e ka një lidhje jashtë”

Anaidi ka thënë se do të mundohet që të afrohet me Elenën, në mënyrë që të ndikojë në marrëdhënien e saj me Marselinin. Kështu ai shkon në oborr, pranë Elenës dhe i tregon asaj për debatin që pati gjatë natës me Marselinin. Ai i thotë se Marselini i kishte thënë se ai u afrua me Elenën, duke e përdorur atë si strategji loje.

Elena ia kthen duke e pyetur për marrëdhënien dhe afrimitetin që Anaidi ka krijuar me Joanën. Anaidi i përgjigjet se në shtëpi ai ka më shumë afrimitet me Joanën, por e konsideron atë shoqë. “Unë këtu brenda mund të lidhem me këdo, ndoshta me Joanën më intereson të kem ndonjë gjë emocionale më shumë se ç’duhet dhe rri gjatë gjithë kohës me të” thotë Anaidi dhe Elena e këshillon “po kujdes me këtë pjesë, se Joana e ka një lidhje jashtë”.

Më pas Anaidi i thotë se afrimiteti i tij me Joanën nuk është pjesë strategjie dhe më pas thotë se e konsideron vetëm shoqe. Anaidi thotë se e pëlqen Joanën për tipin që ka dhe shprehet “Unë di ta ndaj shumë mirë pjesën kur dikujt i them shoqe dhe kur jo”. Më pas ai largohet, ndërsa Elena vazhdon të qëndrojë në diell.