Joana dhe Iliri vazhdojnë të ngacmohen herë pas here, ku Iliri u hedh batuta edhe banorëve të tjerë, por Joana u del në mbrojtje dhe debaton vazhdimisht me Ilirin.
E ndërsa Iliri ngacmon Eldorën, Joana i thotë se ai sillet si një grua e keqe e llafazane. “Edhe gru po të ishe, s’do ishe kaq delenxhi” i thotë ndër të tjera Joana, Ilirit dhe ai shton “Unë jam i tillë, po di të them vetëm se do të dal i fundit që këtu”.
Joana i thotë se ai ka shumë siguri për këtë fakt dhe e pyet se nga i buron kjo siguri kaq e madhe. Iliri i përgjigjet se kjo është punë për të, por e rëndësishme është fakti që ai do të dalë i fundit nga shtëpia, duke nënkuptuar kështu se do të jetë pikërisht ai fituesi. Joana i thotë se një gje e tillë mund të ndodh vetëm nëse ai nuk është konkurent i vërtetë, por ky do të jetë misioni i tij. “Do dalësh i fundit, vetëm nëse je me mision, por s’ka gjë se unë për këtë punë jam këtu” thotë Joana dhe më pas shton “ky është sekreti yt?, je me mision këtu?”. Iliri i thotë se siguria e tij vjen sepse ai ka besim te kapaciteti dhe aftësitë e tij.





