Ads 468x60px

a

Wednesday, March 6, 2013

Shpendi, Altina e Xhimi kritikojnë Etlevën; Etleva: “Kam antipati për Anaidin”

Pas debatit të Etlevës me Anaidin dhe djemtë e tjerë, Etleva vazhdon të rrijë në sallon me Altinën, Arsimin dhe Xhimin, duke bërë shaka dhe duke qeshur me ta. Ndërkohë, aty shkon Shpendi, i cili rifillon diskutimin me Etlevën, duke dashur të sqarohet se përse ajo tha që nuk kishte uri, ndërkohë pas pak minutash mbushi pjatën e filloi të hante. Altina i kërkon Shpendit që të mos e hapë përsëri këtë diskutim, pasi ai nuk ka qenë prezent që në fillim. Ndërsa Etleva, sërish e nervozuar nga situata, i thotë Shpendit se pasi e pa që kishte ende gjellë, mori pjatën e saj, por nuk kishte pranuar, pasi ka antipati për Anaidin, e cila ka filluar t’i shtohet që nga java e parë. “S’ka asnjë të drejtë të më flasë mua ai për asnjë gjë”, shprehet Etleva. Ndërkohë, atje ndodhet edhe Xhimi, i cili pasi dëgjon diskutimin thotë se i vjen çudi që banorët fillojnë të krijojnë antipati për njëri-tjetrin e aq më tepër që kaq herët. “Për Anaidin, po, që ditët e para”, shprehet Etleva.
Altina i tregon Etlevës se edhe atë e kanë pyetur dhe kanë menduar për të mirën e saj, për të mos mbetur pa ushqim. Të njëjtën gjë mendon edhe Shpendi, por Etleva mendon ndryshe, pasi e shikon si tendencë nga ana e Anaidit. “Çfarë ke ti me kunjat?”, i thotë Altina, e çuditur nga reagimi i saj. Etleva mendon se ai që po bënte kunja me të është Anaidi dhe pikërisht për këtë shkak ajo ka reaguar aq ashpër.
Pas pak minutash banorët ndërrojnë bisedë, për të mos e përkeqësuar më keq situatën.

Ndërkohë, vajzat në kopsht janë duke diskutuar për indikacionin lidhur me këpucët dhe fillojnë të hamendësojnë për me të. Joana u thotë vajzave se dyshon se mos ka të bëjë me Etlevën, pasi disa janë të stilit të saj, por Olta është e sigurt që nuk ka të bëjë me Etlevën. Kështu, hamendësojnë se për çfarë mund të bëhet fjalë dhe se cilit prej banorëve mund t’i përkasë.