Banorët janë ende duke parë ndeshje, por me sa duket mes Joanës dhe Etlevës ka hatërmbetje. Kur Etleva ka kërcyer hip hop në dhomën e gjumit, Joana ka pretenduar që Etleva e ka imituar dhe i ka bërë një batutë mbi hapjen e këmbëve.
Tani Joana i thotë se ishte thjesht një shaka, duke menduar se banorët brenda kanë shumë stres. Por me sa duket Etlevës i ka mbetur mëndja dhe i thotë që një 26 vjeçare nuk i bën ato shaka. Ajo nuk lejon njeri ti thotë që imiton dikë tjetër sidomos për kërcimin të cilin ajo e ka pasion.Joana e përsërit sërish që nuk e kishte parë ndonjëherë duke hapur këmbët ashtu, kur kërcente. Për mendimin e Etlevës fjala e Joanës ishte shumë e ceket për një 26 vjeçare. Joana e prekur, i thotë, se ajo ka bërë shaka edhe më banale me djemtë, ndërsa tani që e bëri me të për herë të parë, ajo i tregon moshën. Vajzat nisin një debat mes tyre mbi fjalen “e ceket” dhe moshën. Anaidi ndërhyn duke i tërhequr vëmendjen vajzave të cilat në vend të përqëndrohen të gjejnë ndonjë indikacion e të zbulojnë sekretin, merren me fjalë.





