Ads 468x60px

a

Tuesday, March 5, 2013

Afrimiteti me Anaidin, shqetëson Joanën për lidhjen e saj jashtë

Joana është e shqetësuar për lidhjen e saj jashtë shtëpisë dhe i kërkon Oltës që të flasë me të. Olta pranon dhe të dyja vajzat dalin në oborr dhe duke bërë ecejake bisedojnë për lidhjen e Joanës. Joana i shpjegon Oltës se është e shqetësuar për lidhjen e saj dhe ndjehet e frikësuar se si do ta presin sjelljen e saj familja dhe i dashuri që ka jashtë. Olta i thotë se, sa për familjen, do ta ketë gjithmonë përkrahjen e saj, ndërsa për të dashurin i thotë se ai tashmë e njeh mirë dhe duhet të ketë besim tek ajo.
Joana i thotë se ndjehet e frikësuar se si e interpreton i dashuri i saj afrimitetin që ka krijuar ajo me Anaidin. “Nuk dua që ai ta keqkuptojë ketë, dua që të më kuptojë e të më japë kohë që të flasim kur të dal jashtë”. Olta e këshillon që të qetësohet dhe të mos e vrasë mendjen sepse në këtë mënyrë ajo po lodh veten e saj. Më pas aty vjen edhe Jonilda dhe Joana ia tregon edhe asaj shqetësimin që ka. “Nuk dua që të ndahem në mënyrë publike, po kam frikë se vitin e fundit na ka munguar pak komunikimi” thotë ndër të tjera Joana. Vajzat i thonë se ndoshta i dashuri i saj mund të bëhet xheloz për afrimitetin që ka krijuar ajo me Anaidin dhe Joana thotë “kam frikë se fakti që më shohin shumë vetë mund ta bëjë t’i shkelet krenaria”. E ndërsa Joana flet për të dashurin e saj Jonilda e këshillon duke i thënë që të mos shqetësohet sepse nëse i dashuri i saj nuk ka besim tek ajo, atëherë nuk ia vlen që të vazhdojë më tej me të. Joana vazhdon të shprehë shqetësimin e saj, duke u shpjeguar vajzave se ajo nuk ka asgjë më shumë se miqësi me Anaidin. Ndërsa Jonilda dhe Olta mundohen që ta qetësojnë duke i thënë se i dashuri i saj nuk ka pse të keqkuptojë veprimet e Joanës brenda shtëpisë.