Ads 468x60px

a

Tuesday, March 5, 2013

Joana e Anaidi zgjohen duke u përqafuar; Olta e Arsimi diskutojnë për varësinë e internetit

Edhe pse ndizen dritat e vendoset muzika në sfond, në shenjë lajmërimi për banorët se ka ardhur momenti për t’u zgjuar, të gjithë vazhdojnë të flenë edhe për disa minuta të tjera. Anaidi dhe Joana kanë fjetur të dy bashkë e ndërsa zgjohen nga muzika, përqafojnë njëri-tjetrin dhe vendosin të flenë edhe për disa minuta të tjera. Pas disa minutash fillojnë të zgjohen banorët, duke filluar me Eldorën, e cila është e para që zgjohet mëngjesin e sotëm e pas saj Arsimi, Elona dhe të tjerët me radhë. Ndërkohë që Eldora merret me ndërrimin e baterive të mikrofonave të banorëve, Elona e pyet Altinën se çfarë ha zakonisht për mëngjes dhe shkon në kuzhinë, duke u marrë më përgatitjen e mëngjesit. Joana dhe Anaidi zgjohen, u dhurojnë buzëqeshje njëri-tjetrit dhe ndërsa përqafojnë njëri-tjetrin, rrinë edhe për ca kohë pa u ngritur nga krevati. Ndërsa Etleva dhe Xhimi kërcejnë me muzikën në sfond, ende disa nga banorët nuk janë zgjuar nga gjumi. Olta dhe Arsimi dalin në kopsht, duke shijuar rrezet e diellit e ndërkohë diskutojnë me njëri-tjetrin për teknologjinë në botë, duke e krahasuar atë me Shqipërinë. Flasin për telefonat celularë dhe internetin. Olta tregon për kompanitë e internetit në Angli, duke thënë se shpejtësia e internetit aty nuk mund të krahasohet me shpejtësinë e tij në Shqipëri. Ata diskutojnë për rolin që luan interneti në jetën e të rinjve sot, duke thënë se tashmë është kthyer në sëmundje. Flasin për rrjetet sociale dhe varësinë që kanë krijuar ato në jetën e shumë njerëzve në ditët e sotme, ku të dy banorët ndajnë mendime të njëjta me njëri-tjetrin.