Ads 468x60px

a

Saturday, March 30, 2013

Fillojnë ceremonitë dasmore

Të githa çiftet janë veshur bukur. Djemtë me kostum ceremonial ndërsa vajzat me fustane nusesh. Të parët që hapin vargun e ceremonive të martesave janë Marselino me Eldorën. Shpendi i cili luan rolin e përfaqësuesit të Bashkisë kërkon qetësi nga çiftet e tjera. Ai vazhdon më tej ceremoninë me fjalët: “Le të jenë këto betime simbolet e dashurisë. Nëse ka arsye që kjo ceremoni të mos vazhdojë, le ta thotë. Anaidi ngrihet nga vendi dhe thotë që ai ka arsye, Marselini është i martuar. Të gjitha çiftet qeshin me të madhe. Shpendi vijon me ceremonine: “Dhe me fuqinë që më ka dhënë Big Brother, ju deklaroj burrë dhe grua. Mund ta puthni nusen”. Marselini puth Eldorën në faqe. Më pas ajo hedh buqetën e cila pritet nga Vigani.

Thursday, March 28, 2013

Joana dhe Eldora si mace; Elona dhe Iliri i ironizojnë

Shpendi e Xhimi u kanë vënë vajzave të shtëpisë epitete “mace”. Kështu ata kanë quajtur të tillë Eldorën, Joanën dhe Oltën. Shpendi e thërret Eldorën shpesh “mace” dhe vajzat kanë vendosur që të dyja të bëjnë grim duke u pikturuar si mace në fytyrë. Dy vajzat gatuajnë drekën bashkë dhe më pas bashkohen me banorët e tjerë në biseda e diskutime.

Tuesday, March 26, 2013

Anaidi e Nino: “Ilirit iu bë qejfi për ne”; Vigani e Elena, afër njëri-tjetrit

Anaidi e Marselini vazhdojnë sërish me dënimin, pasi bëjnë disa minuta pushim, ndërkohë që flasin me njëri-tjetrin. Ata analizojnë reagimin e të gjithë banorëve kur morën vesh për dënimin e tyre, ku thonë se të gjithëve u ka ardhur keq për ta, veç Ilirit, të cilit i është bërë qejfi.

Anaidi e Marselini vazhdojnë të kryejnë dënimin me përpikmëri

Ndërkohë që banorët janë duke biseduar me njëri-tjetrin të mbledhur të gjithë në dhomën e ndenjes e duke bërë shaka e duke improvizuar situata humori mes njëri-tjetrit, Marselini dhe Anaidi vazhdojnë të kryejnë dënimin që u ka dhënë Vëllai i Madh për shkak të sjelljes së tyre jo korrekte dhe fjalorit të pahijshëm të përdorur kundrejt njëri-tjetrit në momente nervozizmi.

Monday, March 25, 2013

Marselini banorëve: “Jeni Spiuna”

Banorët të gjithë janë mbledhur në dhomën e ndëjes dhe janë duke biseduar mbi tema familjare. Marselini duket sikur po sqaron ende Eldorën mbi keqkuptimin e kaluar. Paritur ai kapet me Joanën dhe i thotë që brenda shtëpisë janë të gjithë spiuna. Ai bën disa përjashtime si përshembull veçon Edberin, Elenën, Eldorën, Shpendin dhe veten e tij, ndërsa të tjerët janë të gjithë spiuna. Anaidi i cili ishte duke folur mbi një tjetër temë, kërkon sqarim mbi këtë gjë. Por Marselini i thotë se nuk do ja japi kënaqësinë që ai të hapi debat. Ndërsa Anaidi ja kthen që edhe ai nuk do ja japi kënaqësinë, ti prishi terezinë.

Sunday, March 24, 2013

Iliri e Olta kanë fjetur në të njëjtin krevat; Shpendi zgjohet me një çokollatë mbi jastëk

Banorët fillojnë të zgjohen një edhe nga një, pas ndezjes së dritave dhe muzikës në sfond nga Vëllai i madh, që si zakonisht sjell zgjimin banorëve. I pari zgjohet Xhimi, i cili çuditet kur sapo hap sytë shikon Jonildën në krevatin e Arsimit, ku për një çast mendon se ishte vërtet Arsimi e më pas qesh me vete. Më pas ai shikon që Olta e ka kaluar natën në krevatin e Ilirit dhe për këtë fillon ta ngacmojë vajzën, ndërkohë që Olta thotë se nuk ka asgjë të keqe, pasi ajo thjesht ka fjetur me të.

Marselini: “Pak banorë janë realë”; Elona: “Jemi të detyruar të jetojmë me ca si Marselini”

Marselini dhe Edberi dalin në kopsht dhe ndërsa bisedojnë rreth bisedave të përgjithshme, fillojnë të flasin për spektaklin, duke marrë shkas nga thashethemet e bëra mes banorëve. Marselini thotë se ka ndjesinë sikur në shtëpi ka më shumë banorë, pasi është i bindur se shumica prej tyre kanë karakter të dyzuar. “Janë shumë të paktë ata banorë që shfaqin karakterin tyre të vërtetë”, shprehet Marselini, mendimin të cilit e aprovon edhe Edberi. Në dhomën e gjumit, banorët janë duke u marrë me sistemimin rrobave të tyre, ndërkohë që Jonilda është duke bërë gati rrobat e Arsimit.

Shpendi këshillon Viganin: “Ballafaqohu me çdo situatë; Jeto në BB pa kompleksin e kamerave”

Ndërsa pjesa më e madhe e banorëve shkojnë në dhomat e gjumit për t’u ndërruar e për t’u rehatuar pas një ditë të lodhshme, Shpendi dhe Vigani qëndrojnë ende në kuzhinë, duke biseduar me njëri-tjetrin. Shpendi është duke e këshilluar Viganin për mënyrën se si duhet të sillet me banorët e tjerë, duke i sjellë shembuj nga vetja e tij. Ai thotë se tashmë ka arritur t’i njohë shumë mirë karakteret e secilit prej tyre dhe se është i aftë të këtë një komunikim me të gjithë, duke iu përshtatur. “Me kaq larmi njerëzish më ka përballur jeta gjatë gjithë kohës”, shprehet Shpendi, duke thënë se nuk e ka të vështirë bashkëjetesën me asnjërin prej tyre.

Saturday, March 23, 2013

Jonilda komunikon me mjekun e saj; Marselini gabon në gjetjen e sekretit

Në studio është ftuar mjeku i cili ka kryer ndërhyrjen estetike në gjoks të Jonildës. Arbana fton në dhomën e rrëfimit Jonildën dhe i tregon asaj se mjeku që ka kryer ndërhyrjen ndodhet në studio dhe i jep mundësinë që të komunikojë me mjekun për gjendjen e saj shëndetësore aktuale. Jonilda thotë se është ndjerë shumë mirë fizikisht dhe i vetmi shqetësim që ka, ka të bëjë me faktin nëse ajo mundët të marrë rreze dielli apo jo. “Nuk

Në dispozicion të Provës Javore, edhe pse përgjumësh

Banorët vazhdojnë të qëndrojnë zgjuar ende, edhe pse tashmë ka ardhur dreka. Ata vazhdojnë të jenë përgjumësh e të flenë për disa minuta, duke u ndërruar me shokun e tyre të grupit. 

Iliri shkon në kuzhinë dhe fillon të gatuajë për banorët e tjerë, ndërsa Xhimi bën shaka, duke u munduar që t’i mbajë zgjuar banorët. 

Gjumi i Joanës bëhet shkak që të humbin dy herë provën; Banorët e gjykojnë

Banorët, të lodhur vendosin që ta bëjnë me radhë me njëri-tjetrin, ku ndërsa njëri prej tyre të jetë në gjumë, tjetri duhet të ruajë abazhurin. 

Kështu, Anaidi është duke fjetur në kopsht. Në dhomën e gjumit të vajzave është radha e Joanës për të ruajtur abazhurin, ndërkohë që Edberi është në gjumë, por pas disa minutash e zë gjumi edhe Joanën. E kështu me radhë, njëri prej çiftit fle, ndërsa tjetri qëndron zgjuar, por herë pas

Eldora: “Joana më ka ofenduar me një batutë banale”; Ndizet abazhuri në bibliotekë

Iliri dhe Elena fillojnë të bisedojnë, pas shakave dhe batutave nga ana e Ilirit, të cilat nuk mund të mungojnë për një kohë të gjatë. Ai fillon të flasë për veten si edhe për eksperiencat që ka pasur në jetë edhe punët e rëndësishme që ka bërë për një periudhë të caktuar kohore. Ai tregon se ka qenë asistent menaxher në një projekt të MTV-së dhe fillon të përmendë histori që i kanë ndodhur gjatë kohës që ka punuar aty.

Joana: “Më duket sikur na kanë izoluar për shkak të ndonjë virusi”; Shpendi i bën lojë Xhimit

Xhimi dhe Elona fillojnë të flasin për banorët dhe për karakteret e tyre të ndryshëm në shtëpinë e Big Brother, gjë që ndikon edhe tek pjesa tjetër e banorëve ne rrethana të caktuara. Ata flasin për njerëz me karakter të dyfishtë, të cilët mund të ndryshojnë në situata të ndryshme, duke e futur edhe Jonildën në këtë grup, për të cilën thonë se është shumë e dashur dhe se bën shumë për të tjerët, përjashto këtë mangësi në karakterin e saj, sipas

Thashetheme për Anaidin dhe Joanën;- Elona “Gjithçka ishte e stisur”

Banorët më në fund zgjohen të gjithë dhe pasi përfundojnë përgatitjet e mëngjesit dalin në oborr për të marrë rreze. Në këtë kohë ata nisin të bëjnë edhe thashethemet e para të ditës së sotme. Olta, Xhimi, Elona dhe Arsimi janë banorët e parë që dalin në oborr. Teksa shijojnë kafenë ata flasin për Joanën dhe Anaidin.

Friday, March 22, 2013

Hamendësojnë rreth eliminimeve; Joana: “Ndiej për Anaidin e mendoj se edhe ai më ka xhan”

Në dhomën e ndenjes ndodhet Anaidi, Elona dhe Edberi, të cilët pasi flasin për gatimin, fillojnë të diskutojnë për nominimet dhe banorët të cilët mund dhe duhet të eliminohen. Anaidi është i bindur që Elona nuk mund të dalë kaq herët nga shtëpia, por Elona nuk është kaq e sigurt as për veten dhe për asnjë nga banorët e shtëpisë. Ajo thotë se nga një format i tillë mund të presësh të ndodhë gjithçka e në çdo moment je në tension. “Asnjëri nuk duhet të jetë i sigurt”, shprehet Elona, mendimin e të cilës e pranon edhe Anaidi, megjithëse thotë se ka bindje për disa nga banorët të cilët nuk mund të dalin. Anaidi thotë se vetëm dalja e Olsenit e ka çuditur, pasi nuk mund ta besonte që do të dilte aq shpejt. “Ishin dy gabime të vogla që i kushtuan shumë”, thotë Anaidi për daljen e Olsenit.

Marselini ndien mall për të birin; Joana, e prekur nga gjesti i Anaidit


Joana e Marselini shkojnë në krevatin ku rrinë gjithmonë gjatë darkave në dhomën e gjumit e Marselini i tregon asaj për të birin dhe për veprime të tij për të cilat e ka marrë malli. Ai i tregon se si e ka parë teksa rritet si edhe për mallin dhe dashurinë që ndien për të, ndërsa Joanës i duket çudi që ai është bërë baba në një moshë kaq të re dhe edhe pse Marselini i flet pothuajse çdo ditë për të birin, i duket e pabesueshme që mund të jetë baba. “Vetëm kur të të shikoj bashkë me djalin, do ta besoj”, i thotë Joana.

Debat dhe ofendime, Marselin vs Jonilda

Banorët janë ulur për të ngrënë. Marselini bën një gjest të çuditshëm sikur gogësin ose sikur po i vjen për të vjellë. Jonilda që e kishte përballë i flet ashpër, dhe e paralajmëron që të jetë hera e parë dhe e fundit që bën një gjest të tillë në tavolinën e bukës. Marselini e pyet nëse kjo deklaratë e Jonildës ishte një kërcënim. Por Jonilda i thotë : “merre si të duash, motra”. Sipas Marselinit, nëse ai është motra atëherë, ajo është si burrë. Jonilda vazhdon tja përsërisë, të mos gogësijë më në tavolinë.

Marselini:- “Këtë javë del Elona”

Për një kohë të gjatë Marselini dhe Joana bisedojnë për banorët e tjerë. Ata flasin për nominimet dhe eliminimet e kësaj jave. Joana duket e frikësuar nga nominimet sepse herë pas here përmend mundësinë e daljes së saj nga shtëpia këtë javë. Më shaka ajo i thotë Marselinit “po dola unë këtë javë, do mi bësh rrobat gati?”. Marselini i thotë se ajo nuk ka pse të shqetësohet sepse këtë javë nuk është ajo personi që do të dalë nga shtëpia.
“Unë do t’i bëj valixhet gati Elonës”

Thursday, March 21, 2013

Banorët argëtohen;- Marselini dhe Joana bëjnë thashetheme për banorët

Vëllai i Madh ka vendosur muzikë në sfond dhe banorët fillojnë të këndojnë e më pas të kërcejnë. Ata argëtohen duke kërcyer në mënyra qesharake. Herë pas herë kërcimet e tyre nuk kanë lidhje me muzikën. Me idenë e Ilirit, banorët kërcejnë valle popullore edhe pse muzika në sfond është muzikë moderne e huaj. Gjatë kësaj kohe ata qeshin me të madhe, ndërkohë që lojrat e Ilirit dhe Shpendit vazhdojnë më tej. Në një moment ata vallëzojnë si të ishin një çift i dashuruar dhe banorët e tjerë qeshin me të madhe.

Elona-Eldorës “Të kam shumë përzemër”

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar e duke kënduar. Aty ndodhet Eldora dhe Elona. Dy vajzat janë ulur pranë njëra-tjetrës. Në një moment Elona i thotë Eldorës se ajo i ngjan shumë me një mikeshën e saj që është shumë e dashur. “Vërtet ashtu të dukem?” i thotë Eldora dhe Elona vazhdon më tej duke thënë “prandaj më ke hyrë shumë në zemër sepse më kujton gjithmonë atë”. Eldora më pas fillon të flasë për veten e saj dhe thotë “unë mendoj se ajo që kam negative është se ua jap mundësinë të gjithëve, i toleroj deri në atë pikë që pastaj zhgënjehem dhe kuptoj se si kanë qënë në të vërtetë”. Elona i thotë se të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe kanë nga një gjë të veçantë në tipin e tyre. për veten e saj ajo thotë se gjithmonë ka arritur që t’i njohë njerëzit që në fillim se çfarë tipi e karakteri mund të jenë.

Olta qan për qenin

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar e bërë shaka të ndryshme. Shtëpia bëhet e zhurmshme nga bisedat dhe shakatë e shumta të banorëve. Olta dhe Xhimi vendosin që të largohen nga dhoma e ndenjes për të biseduar më qetë dhe shkojnë në një tjetër ambient të shtëpisë. Ata ulen përballë njëri-tjetrit dhe fillojnë të bisedojnë qetësisht. Në bisedë e sipër Xhimi i thotë Oltës se ajo është një vajzë e ndjeshme dhe këtë ai e ka vënë re kur flet për qenin.

“Ti ke thënë se e kisha me dy mendje futjen në shtëpi sepse nuk doje të lije qenin apo jo?,

Olta-Jonildës:- “Je vajzë perfekte”

Banorët fillojnë të zgjohen edhe pse me përtesë. Ndër banorët që e kanë nisur më shpejt se pjesa tjetër ditën e sotme janë Olta, Xhimi dhe Jonilda. Ata të tre pasi përfundojnë punët e tyre personale të mëngjesit, pinë kafe të tre bashkë dhe më pas shkojnë në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin. Olta i kërkon Xhimit që të gatuajë për të dhe Xhimi fillon që të gatuajë, ndërsa Jonilda i vjen në ndihmë. Gjatë kohës që përgatisin mëngjesin, ata shkëmbejnë biseda të shkurtra dhe komentojnë mënyrën e gatimit.

Joana-Edberit: “Mos u influenco nga të tjerët”; Nino: “Po rri larg Elenës, s’dua të ndikoj tek ajo”

Joana del në kopsht me Edberin dhe flet me të për pakënaqësitë që ka për banorët, duke përmendur Oltën dhe largimin saj nga grupi, por sidomos Jonildën, e cila është shndërruar në një tjetër njeri, aq sa Jona e quan hipokrite. Ajo thotë se e ka konsideruar shoqe për dy javë dhe pastaj Jonilda arriti t’i kthente kurrizin. Joana gjithashtu e këshillon atë që t’i shikojë ngjarjet nga larg, pa u përfshirë dhe pa u ndikuar tek banorët, duke e pasur fjalën për Ilirin, i cili sipas saj, po mundohet të influencojë tek dy banorët e rinj, duke e sqaruar se vetëm kështu ka për të kuptuar shumë gjëra për banorët.

Anaidi e Jonilda sqarohen; Anaidi: “Shikoje BB si banore, mos ki besim tek askush”

Nga ana tjetër fillon një diskutim midis Anaidit dhe Jonildës, ku Anaidi dyshon se Jonilda ka përdorur ironi duke qeshur nënbuzë gjatë debatit të tij me Ilirin, ndërsa Jonilda nuk e pranon këtë gjë dhe thotë se ka reaguar ashtu për shkak të Shpendit. Më pas ata dalin në kopsht dhe vazhdojnë diskutimin e tyre, ku flasin për marrëdhëniet në shtëpi dhe ndryshimin e relatave mes banorëve. Jonilda thotë se është e zhgënjyer nga reagimi i Joanës, ndërsa Anaidi tregon për ngjarjet në shtëpi, gjatë javës që Jonidla ka qenë jashtë shtëpisë si edhe për largimin e Oltës nga grupi i tyre dhe afrimiteti i saj me Elonën,

Komentojnë sjelljen e Ilirit kundrejt Elonës; Shpendi: “Fjalën e fundit ia ke thënë të parën”

Me largimin e banorëve të tjerë nga ambientet e pishinës, Shpendi rifillon diskutimin me Elonën dhe Arsimin, për sa i përket debatit midis Elonës dhe Ilirit. Elona shpjegon se mënyra se si e ka këshilluar Iliri ka qenë e gabuar dhe e ka prekur atë. Kështu, diskutimi i tyre rifillon sërish, me ardhjen e Ilirit afër tyre. “Ti e konsideron gabim, por për mua nuk është gabim”, shprehet Iliri. Ndërsa Shpendi vazhdon sërish me argumentet e tij, Arsimi u kërkon banorëve që të mbyllin diskutimit, pasi i takon Elonës që ta komentojë dhe të mendojë çfarë të dojë rreth kësaj situate. “Biseda është hapur tek të gjithë dhe kjo më ka lënduar”, shprehet Elona, duke vazhduar: “Është ofenduese, është shumë ofenduese”. 

Shpendi gjykon Ilirin: “Ti e sulmove Elonën, nuk e këshillove”; Elona: “U ndjeva keq”

Banorët në kopsht janë diskutuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që banorët në kuzhinë janë duke folur ende për gatimin, duke hedhur ide dhe receta mbi gatimet që mund të bëjnë gjatë drekave. 


Shpendi-Ilirit: “Ti le hapësira për të të keqpërdorur”; Joana: “Iliri influencon tek banorët e rinj”

Me largimin e banorëve të tjerë, në kopsht mbeten vetëm: Shpendi, Iliri dhe Arsimi, të cilët pas shakave me njëri-tjetrin, fillojnë të diskutojnë rreth debatit të ndodhur pak minuta më parë. Arsimi është ai që e fillon diskutimin, duke u shfajësuar e duke thënë se i ka treguar pa të keq Joanës se Iliri ishte duke folur për Anaidin, vetëm për ta qetësuar atë, në mënyrë që të mos debatonte. Iliri i tregon se nuk është mërzitur aspak prej tij dhe se është Joana ajo që kërkon të debatojë lidhur me gjithçka e me këdo.

Iliri-Elenës “Ti do qash po dola unë”; Edberi “Iliri është gallata e shtëpisë

Elena, Edberi dhe Iliri ndodhen në oborr dhe gjatë kësaj kohe Iliri si gjithmonë bën shaka e batuta duke ngacmuar Elenën dhe banorët e tjerë. Në një moment Elena i thotë se shakatë e tij janë të neveritshme. “Je idiot dhe shumë i neveritshëm” i thotë Elena Ilirit. Ai ia kthen se nuk i intereson nëse ajo e mendon një gjë të tillë sepse ai e vlerëson shumë veten dhe pozicionin që ka. 

“Unë jam këtu ku jam dhe më të mirë se mua, nuk kam parë deri tani” thotë Iliri dhe më pas i thotë Elenës se edhe pse mund të shprehet kundër tij, edhe ajo ka mendim pozitiv për të. “Po dola unë, le që nuk ka shanse, por edhe po dola ti do jesh e para që do qash me lot për mua” thotë Iliri.

Wednesday, March 20, 2013

Elona “Iliri s’e kishte me të keq, por u preka shumë”;- Shpendi “Iliri u tregua i vrazhdë”

Shpendi ishte një ndër banorët e pranishëm në momentin që Elona dhe Iliri patën një keqkuptim gjatë natës. Banorëve u është bërë zakon që të bisedojnë deri në orët e para të mëngjesit dhe gjatë kësaj kohë ata konsumojnë biseda e debate të ndryshme. Një diskutim mes Elonës dhe Ilirit bëri që ajo të mërzitej me të dhe ndër të tjera t’i thoshte “mos më fol me atë gjuhë”. Elona ndjehet e zhgënjyer nga Iliri dhe e konsumon edhe një herë këtë bisedë, tashmë me Shpendin.

Iliri dhe Elona sqarojnë keqkuptimet që ndodhën gjatë natës

Banorët vazhdojnë të qëndrojnë jashtë në oborr duke marrë rreze e duke shkëmbyer shaka mes tyre, ndërsa Xhimi kërkon ndihmën e banorëve për të përgatitur drekën dhe shkon në kuzhinë. Elona është e vetmja që i ofron ndihmën e saj për të gatuar dhe shkon edhe ajo në kuzhinë, ndërsa të tjerët vazhdojnë të marrin rreze. Gjatë kohës që Elona merret me përgatitjen e drekës, në kuzhinë vjen Iliri sepse ende nuk ka ngrënë mëngjes. Ai fillon të bëj shaka me Elonën dhe të dy kujtojnë bisedat që kanë ndodhur gjatë darkës. Në një moment Elona i thotë Ilirit se ka nevojë që të bisedojë me të faktin se ata kanë lënë një bisedë përgjysmë.

Ironi, Joana-Elenës “Rritu lodra e vogël”;- Elena “Unë të paktën jam në kohë për t’u rritur”

Banorët janë ulur pranë pishinës dhe marrin rreze dielli. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të shkurtra dhe shaka mes tyre. Në disa raste mes tyre nuk mungojnë qeshjet ironike e talljet. Kështu Joana fillon të ironizojë Elenën dhe ajo ia kthen me të njëjtën monedhë. Joana ka fajësuar Elenën për acarimin e marrëdhënies së saj me Anaidin dhe i ka ardhur keq që Elena nuk e ka përkrahur edhe pse me Joanën kishte krijuar një lloj afrimiteti. Gjatë darkës Elena në një moment po qëndronte e heshtur dhe e menduar në shtratin e saj dhe Joana e ngacmon për këtë gjë.

Elona debaton me Marselinin; Iliri e këshillon: “Ruaj qetësinë”

Elona shkon në dhomën e gjumit të katit të dytë për të fjetur gjumë, por fillon një debat me Marselinin, pas një batute të tij për Elonën. Ajo i thotë në inat e sipër se ai po qëndron brenda vetëm për t’i ngatërruar njerëzit e për të bërë thashetheme, por përfiton nga rasti që janë në një format të tillë sepse nuk i njeh as vetë limitet ku mund të shkonte nëse do të ishin jashtë. Këto fjalë e bëjnë që edhe Marselini ta ofendojë atë e më pas Jonildën, e cila hyn në dhomë dhe sulmon Marselinin, duke i thënë se ai përfiton të debatojë nga një rast i tillë, sepse ka kaq ditë që asnjëri nga banorët nuk i flet.

Thashetheme për banorët; Një zënkë mes Joanës dhe Jonildës degjeneron në ofendime

Vigani është duke ngrënë darkë në kuzhinë, ndërkohë që afër tij shkon Elona e fillon të bisedojë me të. Vigani e pyet rreth ngjarjeve në shtëpi dhe klipeve që janë transmetuar gjatë spektakleve. Elona tregon nj situatë që i ka bërë përshtypje gjatë një komenti të opinionistit, ndërkohë që ishin duke komentuar një zënkë të sajën me Marselinin. Ajo flet për Marselinin, duke marrë shkas nga debatet e shumta që janë bërë në shtëpi me protagonist atë, duke e quajtur hipokrit. Vigani e dëgjon dhe nuk komenton asgjë lidhur me komentet e Elonës.

Thashetheme për Joanën; Jonilda: “Nuk ia vlen diskutimi me të”

Jonilda, Olta dhe Elona qëndrojnë të ulura në njërin nga krevatet e dhomës së gjumit, ndërkohë që Joana është duke u veshur. Me largimin Joanës Jonilda fillon të tregojë për diskutimin që ka pasur me Joanës, i cili degjeneroi në debat me fjalë të ashpra më vonë. Jonilda tregon se ishte duke biseduar me Edberin, kur me ta u bashkua edhe Joana, e cila direkt ka filluar të bëjë thashetheme me të dhe Edberin, duke filluar me Oltën, për të cilën ka thënë se është tip i çuditshëm dhe se për këtë mund të ketë ndikuar qëndrimi i saj në Angli. Ajo tregon se më vonë kanë filluar të flasin për Marselinin, duke e pyetur Jonildën nëse ka një komunikim me Marselinin, pasi nuk i shikon asnjëherë duke biseduar. Jonilda është përgjigjur se është e detyruar t’i flasë me të vetëm për faktin se jetojnë në të njëjtën shtëpi, por po mundohet të mbajë një distancë me të, pasi disa nga sjelljet e tij në shtëpi nuk i pëlqejnë.

Momente argëtuese për banorët

Festa vazhdon. Banorët janë përfshirë të gjithë në valën e kërcimeve nga më të ndryshmet dhe humorit brenda shtëpisë. Banorët kanë krijuar një rreth dhe në mes hyn çifti ose banori që do të kërcejë. Në mes ka hyrë Jonilda dhe gjatë kërcimit banorët thërrasin “hiqe Jona hiqe”, ata duan që Jonilda të heqi kanatjeren. Më pas kur Jonilda është duke kërcyer në menyrë provkuese, Xhimi merr rripin e mesit dhe imiton sikur e ka kamxhik. Të gjithë banorët e mbledhur qeshin me të madhe dhe ndër të tjera ka edhe britma nxitëse. Iliri është i vetmi që është shtrirë. Pranë tij shkojnë Eldora me Shpendin të cilët i provojnë të gjitha mënyrat që ai të zgjohet dhe ja arrijnë qëllimit.

Edberi dhe Vigani bëjnë plane

Dy banorët më të rinj të shtëpisë së Big Brother ndodhen në oborr. Nën pretekstin e pastrimit të oborrit të ata të dy e shfrytëzojnë për të biseduar lirshëm me njëri-tjetrin dhe mbase edhe për të menduar ndonjë plan për ditët në vijim. Në atë moment del Elena dhe shkëmben disa ngacmime me Edberin, por Vigani ndërhyn duke i thënë ta lerë të qetë sepse ajo është me të. Edberi gjoja i çuditur dhe me shaka i pyet nëse ata të dy kanë nisur të ngacmohen dhe largohet paksa nga Elena. Më pas ai i uron të dyve me një fejesë në shtëpinë e Big Brother.

Elona-Marselinit “Ti po s’u kape me një person nuk e ndjen veten i gjallë”

Gjatë kohës që Joana dhe Marselini qeshin me banorët e tjerë, pranë tyre vijnë Elona dhe Jonilda të cilat presin radhën për t’u marrë me punët edhe ato. gjatë kësaj kohe Marselini fillon që të ngacmojë Elonën, por ajo ia kthen me ashpërsi dhe mes tyre lind një debat. Gjatë natës, Elona në një moment kishte qeshur me të madhe dhe në lidhje me këtë Marselini i thotë “po Elona ç’pate dje që kakarisje ashtu”. Elona acarohet nga shprehja e tij dhe i thotë “me mua bëj kujdes me shprehjet sepse je ti ai që shkon e mbledh kokrrat një e nga një, po mos u fry shumë”. Elona i thotë Marselinit që të mos mundohet që të debatojë me të, por Marselini vazhdon ta ironizojë. Në këtë moment edhe Elona e ironizon për mënyrën se si është sjellë ai me banorët e tjerë.

Elena dhe Eldora flasin për sekretet

Elena dhe Eldora ndodhen në dhomën e gjumit në katin e dytë dhe po pastrojnë. Gjatë kohës që bëjnë punët, dy vajzat bisedojnë me njëra-tjetrën për ato që kanë ndodhur gjatë darkës dhe qeshin. Më pas ato fillojnë të flasin për sekretet. Gjatë darkës banorët kanë luajtur dhe Eldora i thotë se në atë moment ajo ka menduar për sekretin e Elenës. Ajo i thotë se ka përshtypjen se sekreti i Elenës është shumë i thjeshtë, por banorët mendojnë se është diçka shumë e ndërlikuar. “Mendoj se sekreti yt ka të bëjë me profesionin ndoshta dhe jo me tipin apo me karakterin tënd, nuk e di po mendoj se është diçka shumë e thjeshtë dhe asnjërit nga ne nuk i shkon mendja” thotë Eldora dhe më pas pyet Elenën për dy djemtë e rinj.

Sunday, March 17, 2013

Jonilda: “Më kanë munguar katër prej jush”; Aludojnë rreth sekreteve të banorëve të rinj

Jonilda përfiton nga rasti për t’u përshëndetur me të gjithë banorët, ndërsa disa prej tyre janë duke qëndruar afër dy banorëve të rinj, Edberit dhe Viganit. Joana përshëndetet me Arsimin, ndërsa me ta bashkohet edhe Shpendi, i cili i bën të qartë se dy banorët të cilët kanë ndier më shumë mungesën e saj kanë qenë Arsimi dhe Xhimi. Jonilda thotë se më shumë nga të gjithë banorët i kanë munguar vetëm katër prej tyre dhe ata janë: Arsimi, Olta, Joana dhe Shpendi. “Kam hyrë me ty dhe do të dal përpara teje”, i thotë Shpendi, duke e vlerësuar kështu Jonildën.

Joana-Jonildës: “Më ke munguar ti, por Olta është larguar”; Jonilda: “Ke dalë shumë e dobët”

Ndërkohë që Arbana i uron “natën e mirë” banorëve, ata vazhdojnë të festojnë dhe të fillojnë të njihen me banorët e rinj, Edberin dhe Viganin. 

Joana dhe Anaidi pajtohen pas zënkës që kanë pasur, duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Anaidi thotë se e parandiente që ajo nuk do të eliminohej. Pas pak me ta bashkohet edhe Jonilda e të tre fillojnë të bëjnë shaka, lidhur me ndërhyrjen e saj estetike.

Joana: “Anaidi do ta fitojë BB6-ën”; Elona e shikon si kundërshtar Anaidin

Ndërkohë që Anadi dhe Elona janë duke bërë një diskutim me njëri-tjetrin, Joana dhe Elena, të cilat janë afër tyre dhe e dëgjojnë bisedën, fillojnë të flasin me njëra-tjetrën për ta dhe për ngjarjet në shtëpi. Elenës i ka mbetur qejfi nga një fjalë e Anaidit për të, duke e konsideruar si “dashnoren” e Marselinit. Ndërsa Joana nuk i kushton vëmendje bisedës së saj, por ndërsa dëgjon bisedën midis Anaidit dhe Elonës, thotë me bindje së Anaidi do të jetë fituesi i këtij edicioni të Big Brother. “Është i paparë. Ai ka për ta fituar këtë Big Brother”, thotë Joana. “Ashtu thua ti, edhe mundet”, i thotë me dyshim Elena.

Zbulohet sekreti i Marselinit;-Takim i ngrohtë me Liljanën

Sekreti më i përfolur në Big Brother 6 ka të bëjë me banorin që ka punuar si Zhigolo. Në një klip shfaqet pikërisht publikimi i këtij sekreti në shtypin jashtë shtëpisë ku del se “Zhigoloja” është Marselini. Pas klipit, Arbana fton Marselinin në dhomën e rrëfimit dhe fillon një bashkëbisedim me të për sekretin. 
Ndër të tjera ai thotë se banorët i janë afruar sekretit të tij, por ai për ta mbrojtur e ka ekspozuar më shumë, duke qënë se banorët do të mendojnë për një sekret që fshihet nga banori dhe jo që ekspozohet. 

Më pas Arbana i kërkon Marselinit që të presë disa minuta dhe më pas lidhet me një pjesë tjetër të shtëpisë ku ndodhet Liljana, bashkëshortja e Marselinit. Ajo përshëndet Liljanën dhe bashkëbisedon pak me të duke e pyetur për njohjen me Marselinin dhe për mënyrën se si ajo e ka parë nga jashtë.

Vigani hyn në shtëpi; Etleva e eliminuara e kësaj jave

Pas klipit të Jonildës, Arbana u komunikon banorëve se cilët prej tyre kanë qënë në nominim. pak minuta më vonë në shtëpi hyn Vigani, banori më i ri i shtëpisë së Big Brother 6. Që në fillim u tha se ai ka një mision për banorët. Vigani mban në dorë zarfin e kuq me emrin e banorit të eliminuar. Pasi përshëndetet me banorët Vigani nis të lexojë zarfin. Banori që lë këtë javë shtëpinë është Etleva. Ajo përshëndetet me banorët dhe shprehet e kënaqur për qëndrimin e saj në shtëpi dhe për jetën që e pret jashtë shtëpisë.

Saturday, March 16, 2013

Për Oltën; Elena “Më duket me dy fytyra”;- Joana “Është e pasigurtë, akoma s’është pozicionuar”

Joana, Marselini, Eldora dhe Elena ndodhen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bëjnë thashetheme për Oltën dhe më pas për Xhimin.
Joana fillon të tregojë për disa ironi të Xhimit dhe afrimitetin që ka krijuar Olta dhe Xhimi ditët e fundit. Ajo thotë se Olta është banorja që merr fjalët sa andej këtej dhe ende nuk është pozicionuar në shtëpi. “Olta në fillim ka qënë dakord për faktin se Xhimi po përdorte si strategji gatimin” thotë Joana dhe më pas i rrëfen Marselinit se inisiatore e debatit që ai pati me Elonën për këpucët ka qënë Olta. “Olta ishte ajo që i tha Elonës se ti i hodhe këpucët” thotë Joana.

Eldora largohet nga krevati i Shpendit, atij i ngel hatri

Eldora ndodhet në kuzhinë duke ngrënë mëngjes dhe aty vjen edhe Shpendi. Të dy nisin të ngacmohen, por edhe pjesa tjetër e banorëve i ngacmojnë. Eldora mbrëmë është shtrirë në krevatin e Shpendit, pas disa kërkesave që ai i ka bërë për të fjetur bashkë, por është çuar nga mesi i natës dhe ka shkuar në krevatin e saj. Banorët e kanë interpretuar këtë gjë si hatërmbetje e saj ndaj Shpendit.

Friday, March 15, 2013

Iliri:- “Nesër del Nino, nga çunat”;- Etleva “Ishalla”

Tashmë të gjithë janë zgjuar dhe kanë filluar të hanë mëngjes dhe të bëjnë thashethemet e para të ditës së sotme. Dita e nesërme është shumë e rëndësishme për banorët dhe të gjitha diskutimet e tyre lidhen me ato që mund të ndodhin gjatë spektaklit të së shtunës. Edhe pse nuk e dinë se cilët prej tyre janë në nominim, banorët hamendësojnë për të eliminuarin e mundshëm
Ashtu si Anaidi dhe Marselini edhe Iliri fillon të flasë për eliminimin e radhës.

Eldora: “Shpendin e konsideroj mik”; Marselini: “Unë njerëzit i njoh në debat”

Marselini dhe Eldora fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin në dhomën e gjumit, ndërsa janë bërë gati për të fjetur gjumë. Marselini kërkon të mësojë më shumë rreth karakterit të Eldorës e sidomos rreth marrëdhënies që mundohet të krijojë ajo me Shpendin. Eldora sqaron se ka krijuar miqësi me Shpendin dhe asgjë më tepër se kaq. Ajo e konsideron mik, siç mund të jetë edhe Elona për të. Më pas diskutojnë rreth mënyrës se si mund të arrijnë t’i njohin banorët brenda shtëpisë, ku Marselini mendon se Eldora i shikon pozitivisht të gjithë banorët.

Olta dhe Elona: “Nuk është e rëndësishme fama, por prezenca në BB”

Ndërkohë që shumica e banorëve janë shtrirë për të fjetur gjumë, Anaidi e Marselini vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin për marrëdhënien në çift, ku Marselini fillon të flasë për bashkëshorten dhe djalin e tij. Pas pak aty shkon Eldora, e cila shtrihet për të fjetur gjumë.

Olta dhe Elona i përshëndesin breshkat duke i përkëdhelur dhe shkojnë në dhomën e gjumit, ku fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Ato flasin për famën dhe për rëndësinë që ka ajo tek disa persona.

Diskutojnë për marrëdhënien në çift brenda BB; Anaidi: “Do të ruaj distancën”

Ndërsa nisin një diskutim për marrëdhënien që është duke krijuar Eldora me Shpendin, banorët fillojnë të flasin për konceptin e lidhjes në përgjithësi si edhe për lidhjet në çift që mund të krijohen midis banorëve në Big Brother. Marselini flet për veten dhe thotë se edhe nëse do të ishte në një status tjetër, pra beqar dhe pa fëmijë, nuk do të preferonte të krijonte një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother. Sipas tij, krevati është shumë intim dhe nuk mund ta ndajë me dikë që e njeh për kaq pak kohë. “Unë nuk kam gruan në shtëpi”, shprehet Anaidi, i cili shton se pavarësisht kësaj, është munduar të krijojë distancën e duhur. “Po fjete në një krevat, do të vijnë të gjitha”, i bën të ditur Marselini.

Komentojnë marrëdhënien Shpendi-Eldora: “Flenë bashkë, por s’duan të komentohen”

Ndërkohë që në dhomat e gjumit shumica e banorëve janë duke u munduar të flenë. Elena e Anaidi shkojnë në dhomën e katit të dytë dhe komentojnë diçka që u bëri shumë përshtypje. Ata kanë parë Eldorën dhe Shpendin, të cilët janë duke fjetur në të njëjtin krevat dhe kjo gjë i çudit paksa, pasi çdo natë Eldora ka shkuar në krevatin e saj për të fjetur gjumë. “Kanë pritur provën e breshkës për të fjetur bashkë”, thotë Anaidi duke qeshur, ndërkohë që këtë gjë e komenton edhe Elena, e cila thotë se tanimë të gjithë janë duke fjetur të ndarë në çifte.